TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Maj 2025, 10:13

Ulja e temperaturave/ Bora “sfidon” verën, 'zbardhet' Thethi 

Shkruar nga Pamfleti

Ulja e temperaturave/ Bora “sfidon” verën, 'zbardhet'

Rikthehen reshjet e borës në aksin Bogë-Theth në Shkodër. Aktualisht nga moti i përkeqësuar në 24 orët e fundit ka një shtresë të hollë bore dhe për momentin rruga është e kalueshme për automjetet.

Aktualisht rruga e Thethit vijon që të jetë pa mirëmbajtje për shkak të anikimimit që kanë bërë firmat ndaj njëra-tjetrës.

Në orët në vazhdim në rast se bora ngrihet duke u kthyer në akull mund të sjellë vështirësi për automjetet që lëvizin në atë aks.

Përveç borës, në disa pjesë rruga e Thethit ka edhe rënie gurësh.

 

 

reshje debore

Lini një Përgjigje