TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Maj 2025, 11:00

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ: Përfundon numërimi i votave preferenciale për kandidatët e 12 qarqeve

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ: Përfundon numërimi i votave preferenciale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njoftoi mëngjesin e sotëm se ka përfunduar vlerësimi i votave për kandidatët në listën e hapur në 12 qarqet e vendit.

Sipas KQZ, 93 Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), numëruan dhe vlerësuan fletët e votimit për 5225 qendrat e votimit.

Një ditë më parë, kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u bëri thirrje partive politike që të nxisin numëruesit dhe komisionerët në KZAZ-të, për përfundimin e procesit të numërimit të votave brenda afatit ligjor që ishte në mesnatë.

Sipas Celibashit, nuk ekzistonte asnjë arsye që ky proces të mos përmbyllej brenda këtij afati.

Lini një Përgjigje