TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Janar 2025, 07:55

Del video, momenti kur shembet diga e hidrocentralit në Himarë

Shkruar nga Pamfleti
Del video, momenti kur shembet diga e hidrocentralit në Himarë
Diga e hidrocentralit në Bunec

Mesditën e së enjtes u ça diga e hidrocentralit në Bunec të Himarës. Në media është publikuar një video ku duket edhe momenti i shembjes së digës që krijoi përmbytje në zonë.

Për pasojë janë dëmtuar 12 biznese dhe 2 banesa.

Lidhur me situatën e krijuar reagoi edhe ministria së Mbrojtjes.

“Në momentin e shembjes ka patur rreth 15.000 metra kub ujë. Si pasojë ka prezencë uji dhe balte në 12 biznese në Bunec dhe është dëmtuar baza ushqimore e blektorisë ne 2 familje. Nuk ka probleme në njerëz.”, – thotë ministria.

Teksa po punohet për pastrimin e baltës së krijuar, tanimë aksi Bunec – Piqeras është i kalueshëm.

“Situata po ndiqet nga prefektura Vlorë dhe strukturat e emergjencave civile të bashkisë Himarë. Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë përherë në gatishmëri, në ndihmë të komunitetit.”,përfundoi ministria e Mbrojtjes.

 

himarë diga e hidrocentralit

Lini një Përgjigje