TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Janar 2025, 07:28

Temperatura nga -7 deri në 14 gradë, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme 

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura nga -7 deri në 14 gradë, njihuni me parashikimin e motit

Këtë të premte, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të njëjtat kushte sinoptike me dominim të motit të kthjellët si dhe vranësira në relievet malore të vendit.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare kryesisht në veri era hera-herës do të fitojë shpejtësi 8-16m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen: në bregdet: 4-14°C në vendet e ulëta 2-15°C dhe në vendet malore -7-6°C.

moti

Lini një Përgjigje