
I ftuari i mbrëmjes së sotme në podkastin “Të pashoq” ka qenë avokati Arben Llangozi.
Teksa foli për problemet në drejtësi, ai u shpreh se një pjesë e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë probleme të shëndetit mendor.
“Të dënoj unë sepse jam drejtësia e re, jam i rreptë. Pse? Kjo është drejtësia? Se je i rreptë ti pa u bazuar në ligj, pa u bazuar në anën sociale të një qytetari, e dënon maksimalisht. E pse kjo është drejtësi? Ka një rast në Gramsh, për 7 mijë lekë të vjetra u futën në burg burrë e grua. Kjo është drejtësia re? Kemi gjyqtarë dhe prokurorë me probleme të shëndetit mendor, kjo është drejtësia? Unë e sfidoj Shkollën e Magjistraturës: në qoftë se do publikohen testet psikologjike, do të dalin mbi 50% me probleme të shëndetit mendor apo që nuk kanë kaluar testet psikologjike. Se nuk do të thotë që ke probleme të shëndetit mendor që je i mangët, por ka probleme që ti nuk arrin të konceptosh logjikën apo që të jesh pjesë e një niveli të lartë psikologjik. Dhe kjo mungon”, tha ai.
Mos irente njeriu gjyqi me Eranda Cufon gjyqtare ne Vlor Ka te drejt Avokati .Cfar gjyqi ben vetem gjyq nuk ben. I para pregatit para se te vij ne sall . Ja shpjegoi Avokati im me nene me ligje ja bente . Po po po ishte dakort . Per te gjitha . Kur mori vendimin tha. E kam vendos . Keni humbur. Ma shpjegon dot z Llangozi