
Sinoptikanja Anira Gjoni duke folur për kushtet atmosferike, tha se reshjet do të vazhdojnë në verilindjen dhe juglindje.
Në një intervistë për “Ora News”, ajo deklaroi se në verilindje dhe juglindje reshjet do të jenë në formë dëbore deri në orë 12 të ditës së sotme, ndërsa zonat e tjera do të kemi reshje shiu që do të vazhdojnë deri në fund të ditës së sotme.
“Reshjet do të vazhdojnë në verilindjen e vendit, do të jenë si dëborë deri në orë 12 dhe në juglindje do të vazhdojnë deri të premten. Mbi 800 metra do të vazhdojnë reshjet e dëborës, ndërsa pjesa tjetër me reshjet e shiut.
Reshjet pritet të jenë me intensitet të dobët dhe mesatare në qarqet Berat, Korçë dhe Elbasan. Nuk pritet reshje problematike. Sa u takon temperaturave, minimalja në bregdet do të jetë 9 gradë dhe maksimalja 16 gradë. Në zonat malore minimalja do të jetë 0 ose 1 gradë dhe maksimalja 7 gradë”, tha ajo.
Lini një Përgjigje