TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Shtator 2025, 22:41

Bushkolaj: Takimi i Dumanit në DASH lidhet më shumë me politikën sesa me drejtësinë

Shkruar nga Pamfleti

Bushkolaj: Takimi i Dumanit në DASH lidhet më shumë me

Gazetari Elkier Bushkolaj, ka komentuar vizitën e kreut të SPAK, Altin Dumani, në SHBA. Sipas tij, fakti që takimet u zhvilluan në Departamentin e Shtetit dhe jo me homologë të tij në drejtësi, tregon se vizita kishte më shumë ngarkesë politike sesa karakter teknik.

Unë besoj se kërkesa të tilla nuk kishin pse shkonin deri në zyrën e DASH-it, mund të bëheshin edhe përmes Ambasadës. Ajo çfarë më bëri përshtypje ishte se zoti Dumani në SHBA nuk u takua me homologët e tij, pra me ata që lidhen direkt me sistemin e drejtësisë, por u thirr në DASH”, tha Bushkolaj i ftuar në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News”.

Sipas gazetarit, Departamenti i Shtetit është institucion i fokusuar në politikën e jashtme dhe jo në drejtësinë teknike, prandaj edhe temat e diskutimit duhet parë në këtë prizëm. Ai përmendi raportin e fundit të DASH për Shqipërinë, i cili thekson presionet mbi sistemin e drejtësisë dhe median, si dhe lidhjet e tyre me krimin e organizuar.

DASH është specifikuar përgjithësisht për politikat dhe normalisht që kryefjalë e bisedës, përtej narkotrafikut, besoj se lidhej kryekëput me politikën dhe janë disa pika lidhëse mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Atje është temë diskutimi çështja e fondeve USAID, një pjesë e mirë e të cilave kanë ardhur edhe në Shqipëri për reformën në drejtësi. Një temë tjetër që e lidh Shqipërinë me Amerikën është dhe emri i Sorosit”, u shpreh Bushkolaj.

Lini një Përgjigje