TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Shtator 2025, 21:55

Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete

Shkruar nga Pamfleti

Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete

Për përplasjet mes Izraelit dhe Hamasit dhe për rrugën e mundshme të zgjidhjes së këtij  konfliktit në Gaza ka folur ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Sipas ish-ministrit zgjidhja më e mirë për konfliktin është ajo me dy shtete, ndërsa thekson se se idetë ekstremiste nxisin konflikte.

Kur flasim për konfliktin në Lindjen e Mesme, nuk flasim vetëm për raportet mes Izraelit dhe Palestinës, por Izraelit dhe botës arabe. Shumica e vendeve janë për zgjidhje të qëndrueshme me dy shtete. Shtete si Gjermania e Italia nuk e njohin Palestinën, por ata mbështesin Palestinën në iniciativat e saj dhe pjesëmarrje në disa forume ndërkombëtare dhe veprojnë, kur situata në Gaza është problematike. Nuk mund të ketë zgjidhje në Lindjen e Mesme, nëse secila palë mbron idenë ekstremiste të vet”, tha Bushati në “Opinion”.

1 Komente

  1. A
    Antonio Salvatores

    Lum si ne që kemi këtë mentar. Thonë se ka marrë dorë ke rrushit, di të bëjë edhe vrima në ujë.

    Lini një Përgjigje