TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Nëntor 2023, 18:04

Bora bllokon Bypass-in e Qafë Murrizit, ndërpritet energjia elektrike

Shkruar nga Pamfleti

Bora bllokon Bypass-in e Qafë Murrizit, ndërpritet energjia elektrike

Në zonën e Qafë Murrizit kushtet atmosferike dhe moti i keq janë ende duke shkaktuar problematika për drejtuesit e automjeteve.

Mësohet se trashësia e dëborës vijon të mbetet problem për qarkullimin e automjeteve në zonë, ndërsa ka raportime edhe për mungesë të energjisë elektrike në zonë.

Sakaq, policia u ka bërë apel qytetarëve që kalojnë në këtë zonë që të pajisin automjetet e tyre me goma dimërore për të ruajtur sigurinë.

 

Lini një Përgjigje