TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Nëntor 2023, 12:35

Moti i keq në vend, pezullohet lundrimi i trageteve në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq në vend, pezullohet lundrimi i trageteve në Vlorë

Moti i përkeqësuar që ka përfshirë qytetin e Vlorës prej ditës së djeshme me erë të fortë si dhe deti me dallgë ka sjell dhe pezullim të lundrimit detar deri të hënën.

Dallgët në det të hapur shkojnë deri në tre metër lartësi ndërkohë që përplasja e dallgës në breg i afrohet dhe bizneseve apo pyllit me pisha në zonën e plazhit të Vjetër.

Ndërkohë që ulja e temperaturave ka sjellë dhe reshjet e para të dëborës në Parkun Kombëtar të Llogorasë, të cilat kanë qenë me intensitet të ulët.

moti i keq vlorë pezullohet lundrimi

Lini një Përgjigje