TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Qershor 2023, 09:58

Bleu vota për koalicionin Berisha-Meta në Kavajë, GJKKO lë në burg Klodian Kapedanin

Shkruar nga Pamfleti
Bleu vota për koalicionin Berisha-Meta në Kavajë, GJKKO lë
Klodian Kapedani

Gjykata për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg Klodian Kapedanin i arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme për veprën penale "korrupsion aktiv në zgjedhje".

Ai ka deklaruar para togave të zeza se bisedat janë zhvilluar kryesisht me bashkëshorten e tij.

Ndërkohë Kapedani i kërkoi gjykatës masë më të butë sigurie se arresti në burg me argumentin se ka një vajzë të vogël 2-vjeçare të sëmurë, për të cilën tha se duhet të përkujdeset, kërkesë e cila nuk iu pranua.

Të premten e kaluar ai u arrestua pasi Prokuroria e Posaçme e akuzon për blerje votash në Kavajë, teksa u zbulua nga përgjimet telefonike. Këto përgjime kryheshin për shkak të një hetimi  për vepra të tjera penale që nuk lidhen e shit-blerje votash.

klodian kapedani gjkko

Lini një Përgjigje