
Blerina Gjylameti emërohet në krye të AKU-së.
Ish-deputetja socialiste, e cila nuk arriti të rikthehej në Kuvend për vetëm 20 vota diferencë me Olta Xhaçkën, do të mbajë përgjegjësinë për kontrollin, cilësinë dhe sigurinë e ushqimeve që konsumojnë shqiptarët.
Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës, të cilat fillimisht u dekretuan dhe më pas u anuluan, ishin një tjetër mundësi që Gjylameti të merrte mandatin, por vendimi I fundit I Kushtetueses, bëri që përfundimisht ajo të mbetet jashtë Parlamentit.
Kryeministri paralajmëroi se, ashtu si në vendet e BE-së, edhe në Shqipëri ushqimet mund të bllokohen nëse nuk përmbushin kriteret e sigurisë. Sipas tij, vendi duhet të funksionojë me të njëjtat standarde, duke sinjalizuar një fazë më të ashpër kontrollesh, të paktën në letër.
“Edhe në Shqipëri do të funksionojnë kriteret e njëjta, që do të thotë se ushqimet mund të bllokohen sepse nuk përmbushin kriteret e sigurisë.” deklaroi Rama.
Ai shtoi se në skenarin më pesimist Shqipëria mund të detyrohet të importojë gjithçka që konsumon, një ekstrem që sipas tij kërkon “super punë” dhe “super vendosmëri” nga ana e vendimmarrësve, për të mos falur asnjë dhe askënd në emër të nevojës për të vazhduar punën.
“Gjithsekush duhet të vendoset në pozita përgjegjshmërie dhe pune,” theksoi Rama, duke e lidhur këtë proces drejtpërdrejt me afatet e integrimit europian. Sipas tij, Shqipëria ka përpara rreth 10 vite, nëse llogaritet viti 2030 si momenti i uljes në tryezën e BE-së dhe rreth 5 vite negociata, ndërsa puna për t’u bërë mbetet shumë e madhe.
Në këtë kontekst vjen edhe zhvillimi i fundit në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Pas ndryshimeve të shpeshta në krye të AKU-së, institucioni duket se do t’i besohet sërish një figure politike.
Hajde peach hajde! Ja hodhëm me duket, do ham mir ktej e tutje