TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Janar 2026, 09:02

Rikthehen reshjet e borës në juglindje, ndërpritet energjia elektrike në disa zona; si paraqitet situata me rrugët 

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehen reshjet e borës në juglindje, ndërpritet energjia

Reshjet e borës janë rithyer sërish në Qarkun e Korçës. Dëbora ka përfshirë të gjithë territorin e juglindjes,  Pogradec, Maliq, Kolonjë, Korçë e Devoll.

Prefektura e Qarkut të Korçës informon se si pasojë e kushteve atmosferike janë regjistruar ndërprerje të energjisë elektrike dhe vështirësi në disa akse rrugore të qarkut.

Sipas OSHEE-së, pa energji elektrike kanë mbetur disa zona në Korçë, Ersekë, Rehovë, Lozhan, Mollas dhe Leskovik, duke prekur qindra abonentë ruralë dhe disa privatë. Ekipet ndodhen në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit.

Nga ARRSH raportohet se gjatë natës ka pasur reshje bore në disa akse kryesore, përfshirë Korçë–Ersekë, Zëmblak–Bilisht–Miras, Korçë–Voskopojë dhe segmentin Boboshticë–Dardhë, ku në disa zona trashësia e borës kalon 50 cm. Po vijon pastrimi dhe kriposja e rrugëve, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë.

reshje bore nderpritet energjia ne juglindje

Lini një Përgjigje