TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Janar 2026, 10:30

Ivanka Trump dhe Jared Kushner mbërrijnë në Vlorë, shoqërohen me forca të shumta policie

Shkruar nga Pamfleti
Ivanka Trump dhe Jared Kushner mbërrijnë në Vlorë,
Ivanka Trump dhe Jared Kushner mbërrijnë në Vlorë

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, kanë ardhur sërish në Vlorë.

Vajza dhe dhëndri i presidentit Donald Trump sapo kanë mbërritur në qytetin bregdetar dhe janë shoqëruar me forca të shumta policie.

Ivanka Trump dhe Jared Kushner mbërrijnë në Vlorë,

Kushner ka ardhur rreth orës 10:00 dhe aktualisht ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë, në një nga hotelet e zonës.

Çifti për herë të fundit në Shqipëri ishte në korrik të 2025.

Ivanka Trump dhe Jared Kushner mbërrijnë në Vlorë,

Çifti Kushner-Trump mbërriti në një restorant pa paralajmërim rreth orës 13:00, duke u ulur në verandë, ndërkohë që ambienti kishte edhe klientë të tjerë. Ata kërkuan të konsumonin peshk të freskët dhe zgjodhën Sinagridhën, një nga peshqit më të shtrenjtë në treg, i cili u gatua sipas një recete tradicionale, i mbuluar tërësisht me kripë.

2 Komente

  1. B
    Bajram Noka

    I urojmë pushime të mbarë.

    1. Z
      Zoto Kanina

      Laje o Gzim!

      Lini një Përgjigje