TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Mars 2026, 22:04

Bilanci i SPAK, Eugen Beci: Prokuroria e Posaçme është e izoluar, nuk mundet të ketë sukses e vetme

Shkruar nga Pamfleti

Bilanci i SPAK, Eugen Beci: Prokuroria e Posaçme është e

Avokati Eugen Beci ka deklaruar se struktura e posaçme SPAK mbetet e izoluar dhe pa efekt real nëse nuk mbështetet nga policia, administrata dhe institucionet që prodhojnë korrupsionin çdo ditë

Ai shtoi se SPAK nuk mund të prodhojë një epokë të re në luftën kundër korrupsionit nëse sistemi që e rrethon vazhdon të funksionojë mbi pandëshkueshmëri dhe deformim institucional.

Ai thotë se, në kushtet aktuale, institucioni funksionon si një “ishull” që tregon se diçka mund të rregullohet, por nuk e ndryshon sistemin. Sipas tij, problemi nuk qëndron te mungesa e kapaciteteve brenda SPAK, por te dështimi i strukturave të tjera shtetërore.

“Nga pikëpamja teorike, një strukturë sado e specializuar dhe sado njerëz të ketë, në rast se nuk mbështetet nga një sistem që lufton në thelb korrupsioni nëpërmjet një arkitekture korrupsioni, dhe jo morali dhe ndërgjegje demagogjie, nuk mundet që SPAK të ndryshojë dhe të krijojë epokë të re në luftë kundër korrupsionit. SPAK për momentin që flasim, është një ishull që tregon se mund të rregullohet diçka. Këtu problemin e kemi të të gjithë strukturat e tjera. Pushtetin ekzekutiv, pushtetin legjislativ, elementët që formësojnë shtetin, janë elementë të cilët cedojnë në sistemin dhe strukturën e tyre. Nuk mundet që SPAK, që vete në piramidën e luftës kundër korrupsionit që është niveli i zyrtarëve të lartë, të luftojë korrupsionin e zyrtarëve të ulët dhe të zhbëjë atë politikë të edukuar nga 35 vite më parë, që pandëshkueshmëria, proceset e tejzgjatura, selektimi në dënime, të ribëhen menjëherë. Për këtë arsye, SPAK nëse nuk do të ketë mbështetje të Policisë së Shtetit, të strukturave anti korrupsion në çdo ministri, të strukturave anti korrupsion në tatime dhe dogana, nuk mundet të ketë rezultat. Nuk mund të zgjidhë SPAK të gjithë sistemin”, tha Beci për emisionin “Të Paekspozuarit”.

beci spak

Lini një Përgjigje