TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Mars 2026, 21:50

Vdekja e Kosta Trebickës, Geri Kokalari: Nuk pati ekzaminim të saktë, Ina Rama refuzoi autopsinë

Shkruar nga Pamfleti
Vdekja e Kosta Trebickës, Geri Kokalari: Nuk pati ekzaminim të
Kosta Trebicka, vendi ku u gjet i vdekur

Aktivisti shqiptaro-amerikan Geri Kokalari komentoi shpërthimin e Gërdecit duke thënë se vdekja e Kosta Trebickës i duket e dyshimtë dhe se ekzaminimi i trupit të tij nuk ka qenë i saktë.

Më tej, Kokalari shtoi se doktorët që ekzaminuan trupin e Kostës ishin të shoqëruar me Sali Berishën dhe nuk ishte një ekzaminim i qartë e i pastër.

Unë kam folur me Kostën vetëm pak ditë para se vdiste dhe me tha se do të dilte për gjueti. Unë e dija që ishte gjuetar. Ai në fakt më kishte ftuar shkoja me të, por i thash se kisha diçka për të bërë, më dukej e dyshimtë. E kam sygjeruar në disa raste dhe kam folur me disa njerëz që kishin pikëpyetje dhe këtu nuk po them se cilët janë ata, por u kam sygjeruar se një patologjist ndërkombëtar që ishte i përfshirë në disa raste vrasjesh ka parë trupa të dekompozuar për 20-30 vite dhe kupton se cilët janë arsyet se pse vdes një person dhe kush e vret një person. Unë nuk mund ta di përgjigjen por ka qenë e çuditshme ai shtypi në kallot e familjes Berisha. Ata njihen që janë njerëz të pamëshirshëm. Nuk ishte një ekzaminim i saktë i trupit të tij. Doktorët që bënë autopsinë ishin të shoqëruar me Sali Berishën dhe ishin të anshëm dhe sic mbaj mend tani ata dërguan nga Virginia. Ishte e marrë në momentin e fundit, kongresmeni nga Virginia kishte një marrëdhënie me Fatmir Mediun dhe ka një mënyrë si lëviz në Uashington si një gjarpër duke bërë kontakte, ndoshta në mënyrë rastësore”, tha ai në “Real Story”.

Kokalari tha se tha se  Ina Rama nuk kishte interes të hetonte çështje që lidhen me Berishen sepse ishte nën pushtetin e tij. Ai ngre shqetësime për standardet e drejtësisë në vendin tone, duke përmendur rastin e Erion Veliaj dhe duke kritikuar faktin që, sipas tij, Berisha mbetet i lirë ndërsa të tjerë përballen me drejtësinë.

Ina Rama është histori tjetër. Ajo ishte nën pushtetin e Sali Berishës. Di një gjë, kishte shumë gjëra që ajo mund të investigonte për sa i përket Sali Berishës. Mbaj mend shumë gjëra gjatë asaj administrate por i dhashë edhe asaj informacione, për një autopsi tjetër për Trebickën por ajo nuk kishte interes. Pse?

Nuk kishte asnjë interes. I thash se do të sillnim dikë nga SHBA ta përfshinim që kishte shpjeguar çështje shumë të vështira, që ka ekzaminuar trupa 30 deri në 40 vite të vjetra po ajo nuk kishte interes”, shtoi ai.

kostra trebicka kokalari

Lini një Përgjigje