
Analisti Enton Abilekaj, deklaroi se Sali Berisha nuk do të japë dorëheqjen pas humbjes të thellë në zgjedhjet e 11 majit.
Ai tha se Berisha do të kontestojë rezultatin për dy vitet e ardhshme duke mohuar se ka humbur deri në zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Berisha e la të hapur mundësinë nuk do t’i njohë zgjedhjet. Përmendi shkeljet, që do ta vazhdojë përpjekjet për votën e lirë. Nuk është e qartë se si do ta bëjë këtë betejë, por do të ketë kontestim rezultati.
Kur i thanë për Bashën që i kërkuan dorëheqjen, Berisha u përgjigj se në kohën e tij nuk pati këto shkelje, pra e përjashtoi mundësinë e një dorëheqje. Berisha nuk do të japë dorëheqjen, nuk do të njohë rezultatin dhe do të kontestojë për këto dy vite që ka kontratat e lobimit dhe të strategjistëve, do të shohim si do të shkojë, pa e përjashtuar hyrjen në parlament”, tha Abilekaj në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Lini një Përgjigje