TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Maj 2025, 22:55

“Berisha nënkryetar Kuvendi”, Çupi: Saliu duhet të çelë seancën plenare si deputeti më i vjetër!

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha nënkryetar Kuvendi”, Çupi: Saliu duhet të

Analisti Frrok Çupi u shpreh se kreu i PD Sali Berisha si deputeti më i vjetër i takon që të çelë seancën parlamentare.

Gjithashtu theksoi se po ashtu i takon edhe posti i nënkryetarit, që sipas Çupit do të jetë me qëllimin për të krijuar imunitet.

“Ose njërën pozitë ose tjetrën do ta mbajë Saliu. I takon edhe të hapë Kuvendin edhe të jetë nënkryetar Kuvendi. Unë besoj se do të jetë nënkryetar i Kuvendit, për të krijuar imunitet, për të krijuar zhurmë nëpër botë që nënkryetar i Kuvendit do të çohet në burg”, tha Çupi.

Nga ana e tij analisti Artur Nura, tha se kreu i PD Sali Berisha do ta kontrollojë Partinë Demokratike.

Lini një Përgjigje