
Avokati Spartak Ngjela duke analizuar zgjedhjet e përgjithshme u ndal te rezultati i PD-së, tha se në optikën e tij e djathta nuk ka dalë në zgjedhje. Duke folur për zhgënjimin ai theksoi se Partia Demokratike, e ka trajtuar Berishën si mbret, por kjo tregon demokratët janë ngopur me të.
I pyetur nga Grida Duma nëse ka uruar kryeministrin Edi Rama, Ngjela tha se nuk i ka ardhur ende rasti dhe se po pret përfundimin e rezultateve.
Pjesë nga intervista:
-E ke uruar (Ramën)?
Ngjela: Jo.
-Pse?
Ngjela: Skam pasur rast
-Ka gjë për të uruar
Ngjela: Kur të dali rezultati do i dërgoj një… nuk është legalizuar si kryeministër. Sipas intuitës sime dhe të dhënave, nuk ka dalë e djathta në vota. Duhet parë numri. Jo çdo e keqe vjen për të keqe, vjen dhe për të mirë. Problem qëndron që kanë qenë dy probleme këtu. Unë jam realist në ato që shprehem. Figura e Berishës është historike nuk diskutohet. Vjen një moment që politika e ka me ngopje, si ngopja në reaksionet kimike. Ka krijuar ngopje dhe nuk ka ditur të krijojë zëvendësim për të rigrupuar PD. Edhe vetë ka pasur probleme (Berisha).
Kjo situatë erdhi për këto arsye, lind pyetja, a do vazhdojë gjatë? Përse i duhen 2/3 PS-së? Nuk e kanë në favor. A ka një burrë shteti që ka skemën e zhvillimit? Cila? Pse duhen? Më duhen 2/3 se kam skemën time, ndryshoj Kushtetutën. Në funksion të lirisë së individit dhe Kushtetutës së re. Rama është shtrati. Është parti e ‘45 ajo, jo e ’92. S’kam hequr unë me ta në fushata elektorale. Është shoqëri e majtë.
Lini një Përgjigje