TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Mars 2025, 15:15

Ben Blushi, ambasador i paqes në Deçan

Shkruar nga Ben Blushi

 

Ben Blushi, ambasador i paqes në Deçan
Momenti i dhënies së titullit

 

Politikani dhe gazetari Ben Blushi është shpallur ambasador i paqes nga komuna e Deçanit. Lajmin e ka dhënë vetë Blushi ne rrjetet sociale, ku shprehet se nuk ka dhimbje më të madhe për një shkrimtar se sa të gjendet në një vend ku janë shfarosur librat. Sipas tij, aty serbët kanë zhdukur dhe djegur më shumë se 100 mijë libra bashkë me katër bibliotekat e kësaj komune.

Isha i ftuar në Deçan për prezantimin e romanit tim Parajsa Artificiale dhe mbeta i surprizuar kur dola nga ai takim i shkëlqyer, si një Ambasador i Paqes.

Deçani është një komunë e vogël e Kosovës, mes Pejës dhe Gjakovës, në kufi me Shqipërinë, ku gjatë dhunës serbe të vitit 1999 është shënuar një nga masakrat kulturore më të egra në historinë moderne të Evropës.

Aty serbët kanë zhdukur dhe djegur më shumë se 100 mijë libra bashkë me katër bibliotekat e kësaj komune.

Ben Blushi, ambasador i paqes në Deçan

Pra bashkë me popullin, serbët kanë dashur të zhdukin dhe rrënjët e tij cka e kanë bërë vetem nazistët kur digjnin libra për shkaqe ideollogjike gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Prandaj të shkoja në këtë komunë, ku pushtuesit kanë shfarosur librat ishte shumë emocionuese.

Nuk ka dhimbje më të madhe për një shkrimtar se sa të gjendet në një vend ku janë shfarosur librat.

Qoftë edhe për këtë arsye të ftuarit ishin shumë të interesuar për letërsinë, për artin, për historinë dhe të ardhmen si të gjithë ata që kanë etje për diçka që ju mungon.

Ben Blushi, ambasador i paqes në Deçan

Unë mora dhjetëra pyetje nga të rinj dhe të vjetër, gjatë një takimi që mund të kishte zgjatur edhe 4 orë nga 2 që ishte planifikuar.

Në fund, si për ta bërë edhe më të paharrueshëm këtë takim, Komuna e Deçanit dhe Federata e Paqes Universale më akorduan titullin Ambasador i Paqes.

Me këtë rast dua t’i falenderoj organizatorët dhe gjithë të pranishmit sepse që nga dje jam luftëtar i paqes në Deçan dhe jo vetëm.

Ben Blushi, ambasador i paqes në Deçan

Lini një Përgjigje