
Banorët e disa fshatrave në Postribë kanë bllokuar rrugën që lidh këtë njësi administrative me Shkodrën.
Ata po protestojnë për një gurore, e cila sipas tyre ka ndotur ujin dhe dëmtuar disa fshatra. Kjo është e disata herë që protestojnë.
Kjo nuk është protesta e parë ndërkohë që banorët shprehen se shpërthimet janë rikthyer sërish duke qenë rrezik për banesat e tyre dhe dëmtimin e rezervuarit të ujit të pijshëm.
Disa muaj më parë ato kanë bërë një padi edhe në SPAK për këtë çështje, por deri më sot nuk kanë marrë përgjigje.
Ato paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë protestat e tyre.
Lini një Përgjigje