TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Janar 2024, 07:35

Mjeku në Angli: Gabimi që bëhet me antibiotikun në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti
Mjeku në Angli: Gabimi që bëhet me antibiotikun në
Adrian Fandi

Mjeku shqiptar në Londër, Adrian Fandi, është shprehur se antibiotiku nuk duhet të jepet në të gjitha rastet, por vetëm nëse pacienti ka komplikacione sekondare bakteriale.

Fandi tha se antibiotiku duhet të jepet nëse pacienti dëgjon zhurma në mushkëri dhe është mirë të kombinohet me kortizonin.

“Antibiotiku jepet nëse ke një komplikancë sekondare bakteriale. Nëse dëgjon zhurma në mushkëri, nëse ke gëlbazë me ngjyrë. Pra sekrecionet që dalin me ngjyrë. Nëse pacienti i ka mushkëritë e pastra, nuk ka nevojë për antibiotik.

Antibiotiku duhet kombinuar me kortizonin. Pacientët marrin frymë më lirisht dhe shërohen. Kortizoni duhet dhënë në bazë të dozës dhe peshës. Gabimi që bëhet sot në mjekësi është dhënia e antibiotikut indromuskular. Gabim sepse mjeku nuk dëgjon koshiencën e vetë, por dëgjon pacientin”, tha Fandi për Euronews Albania.

 

adrian fandi gripi antibiotiku shqipëri

Lini një Përgjigje