Avokati Genc Gjokutaj ka hedhur akuza ndaj deputetëve të PD-së, të cilët shprehën mbështetje me firma ndaj kandidaturës së Endri Shabanit për postin e Avokatit të Popullit, ndërsa më vonë u tërhoqën.
Teksa ka publikuar një listë me emrat e atyre që dhanë firmat, avokati i Berishës "fton" deputetët demokratë që të tregojnë nëse kanë firmosur në të vërtetë. Më tej, Gjokutaj i shënjestron edhe si 'agjentë të Ramës' jashtë PS.
"Personat që shohin emrin në këto lista janë të ftuar të konfirmojnë nëse kanë firmosur vërtetë apo kjo është një lojë! Jo për gjë por ikja e Edi Ramës do të marrë me vete jo vetëm PS por edhe agjentët e tij jashtë PS! Ndjesë atyre që nuk kanë firmosur apo kanë firmosur pa mendje dhe gjenden aksidentalisht në këtë liste të mallkuar! Kjo thirrje bëhet nga unë Genci Gjokutaj personalisht dhe i pa autorizuar apo i shtyrë nga askush! Me përgjegjësi ligjore dhe morale!", shkruan Gjokutaj.

Lini një Përgjigje