TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Dhjetor 2025, 14:00

Operacioni i SPAK në Nikël, sekuestrohen 430 mijë euro në banesat e 'Rrajave', automjete dhe ora Rolex

Shkruar nga Pamfleti

Grupi “Rraja” ka qenë në fokus të institucioneve prej vitesh, për dyshime lidhur me aktivitete të ndryshme kriminale dhe operacioni i sotëm synon goditjen e të gjitha hallkave të aktivitetit të tyre kriminal. 

Operacioni i SPAK në Nikël, sekuestrohen 430 mijë euro në
Operacioni i SPAK në Nikël

Gjatë kontrolleve në banesat e anëtarëve të fisit Rraja, që ranë në pranga në kuadër të operacionit të SPAK, policia ka gjetur dhe sekuestruar vlera të konsiderueshme parash që kapin shifrën e 430 mijë eurove.

415 mijë ishin në euro, ndërsa pjesë tjetër në lekë dhe dollarë.

Po ashtu, u sekuestruan edhe automjete dhe ora Rolex. Në pranga ranë Rexhep Rraja, djali i ish deputetit të PS Rrrahman Rraja dhe dy kushërinjtë e tij, Gazmir Rraja dhe Përparim Rraja.

Forca e Ndërhyrjes së Shpejtë sot ka zhvilluar kontrolle në zonën e Krujës dhe Niklës në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në disa banesa të fisit Rraja.

Kontrollet janë kryer për shkak të hetimeve për trafik droge. Mes personave të akuzuar është edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS, Rrahaman Rraja.

Masat e ndalimit janë dhënë për shtetasit:

1-Marvin  Bushati

2-Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani

3-Sokol  Qaja

4-Gazmir Rraja

5-Perparim Rraja

6-Rexhep Rraja

Këta shtetas akuzohen për veprat penale “trafikimi i lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

Kush janë të arrestuarit dhe ata në kërkim?

Rexhep Rraja, djali i ish deputetit Rrahman Rraja, dhe kushëriri Përparim Rraja ishin në kërkim nga policia e Fushë Krujës për dhunën në guroren e këtij të fundit në Borizanë, ngjarje e ndodhur më 6 korrik 2023. Dhuna barbare ndodhi pasi dy kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja kishin denoncuar në polici se gurorja e Përparim Rrajës po u prishte shtëpitë në Borizanë. Anëtarët e fisit Rraja i bënë për spital pasi i dhunuan me shkopinj bejsbolli dhe mjete të tjera të rënda. Rexhep Rraja, përveç dhunës barbare ndaj kushërinjve Maja, njihet për historinë e bujshme me Xhisiela Malokun, vajzën nga Fushë-Kruja, e cila në 2018-ën, denoncoi se u dhunua nga partneri pas ndarjes, por 4 orë më pas tërhoqi denoncimin. 

Tre personat që janë në burg për të njëjtin aktivitet kriminal. Islam Sefa u arrestua në korrik të vitit 2024 në një lokal afër SPAK për trafik droge. Ai akuzohet si drejtues dhe financues i një grupi që trafikoi 912 kg marijuanë në vlerë 3.3 milionë euro drejt Gjermanisë. Më 18 dhjetor të këtij viti, GJKKO e dënoi me 11.4 vite burg për trafik droge në 9 episode. Vëllai i tij, Bujar Sefa, në kërkim për këtë operacion, u dënua në mungesë me 10 vite burg më 1 korrik të vitit 2024 si drejtues i një grupi kriminal që kultivonte parcela me kanabis në disa zona të Krujës.  Të dy vëllezërit, Islam dhe Bujar Sefa, sipas shkrimeve të kohës, rezultojnë të dënuar në vitin 2021 në Itali me nga 9 dhe 12 vjet burg, si pjesë e një organizate që merrej me trafikun e drogës nga Holanda në Venezia, gjatë viteve 2016-2017.

Jani Çavo, të cilit masa iu komunikua në burg, u arrestua në qershor 2023 si pjesë e një grupi që trafikonte kanabis nga Siria dhe heroinë që vinte nga Turqia, me vlerë deri në 2.7 milionë euro. Në dhjetor të vitit të kaluar, GJKKO e dënoi grupin e tij në total mëe 107 vite burg, ndërsa Çavo u dënua me 8.8 vite burg.

Aldo Gjini po ashtu është arrestuar më herët. Në korrik 2021, u përfshi në një plagosje në Tiranë. Gjini rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga EUROPOL për akuzat tentativë vrasje, trafikim armësh dhe municionesh luftarake. Dyshohet edhe si autor i një plagosjeje në 2020 në Luksemburg. Në vitin 2016, u arrestua në Itali për shpërndarje droge. 

Për Ervin Shulin nuk figurojnë të dhëna mbi të shkuarën e tij dhe ende për të nuk ka informacione zyrtare për rolin në këto grupe kriminale. Dy nga 4 të kërkuarit e tjerë, Hajdar Sefa dhe Vildan Baraku kanë qenë bashkëpunëtorë, në grupin kriminal të drejtuar nga Islam Sefa, të 3.3 mln euro marijuanë të trafikuar në Gjermani.

operacioni i spak 430 mijë euro në banesat e \\\\\\\\\\\\\\\'rraja-ve\\\\\\\\\\\\\\\' automjete dhe ora rolex

Lini një Përgjigje