Ish-gjyqtarja dhe ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka kërkuar të bëhet anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Zaçaj është një nga kandidatët për tre vendet që do të zgjidhen nga Kuvendi për këtë institucion.
Anëtarëve që iu ka mbaruar mandati janë Violeta Staka, Artan Hoxha dhe Luljeta Minxhozi. Këshilli Mbikëqyrës, organi më i lartë vendimmarrës i Bankës së Shqipërisë, përbëhet nga 9 anëtarë.
Nga 18 kandidatët për vendet e lira, përveç Zaçajt, janë përfshirë edhe emra të tjerë si Artan Hoxha, Luljeta Minxhozi, Selami Xhepa dhe të tjerë.
Kush janë 18 kandidatët?
Adela Karapici, Arben Zibri, Artan Hoxha, Eni Xheko, Enis Cerava, Erjona Bejleri, Fatmira Kola, Frosela Filo, Holta Zacaj, Ingrid Konomi, Liljana Mamadhaj, Luljeta Minxhozi, Matilda Shehu, Merita Bejtja, Pajtjm Melani, Saimir Mucmataj, Selami Xhepa dhe Violeta Staka.
Lini një Përgjigje