TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Dhjetor 2025, 07:36

Bamir Topi në SPAK për "21 Janarin", ish-prokurori tregon pse ish-presidenti e takoi Bashën një ditë pas ngjarjes

Shkruar nga Pamfleti
Bamir Topi në SPAK për "21 Janarin", ish-prokurori tregon
Ish-prokurori Ervin Karanxha

Ish-prokurori Ervin Karanxha ka folur lidhur me paraqitjen e ish-presidentit Bamir Topi në SPAK ditën e djeshme lidhur me “21 Janarin”.

Ai tha se nuk janë hetuar zyrtarët e lartë për çështjen e 21 janarit, teksa u shpreh se një ditë pas ngjarjes, Topi u takua me Lulzim Bashën. Sipas tij, Basha i kërkoi të kishte ndikim te Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama.

“Zoti Bamir Topi ka qenë president kur ka ndodhur ngjarja. Të gjithë jemi dijeni për një libër që ka dalë në 2018. Flet edhe për 21 janarin, flitet për datën 22, për një takim që ka pasur me Ina Rama. Dhe më datë 23, flitet për një takim me Lulzim Bashën. Është pyetur për këtë ngjarje. Ka qenë libri që e ka çuar në atë pikë. Do sqarohet nëse për këtë bisedë të Bashës, ka komunikuar me Ina Ramën apo jo. Duhet të sqarojë. Kemi konstatime të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Strasburgut. Nuk janë hetuar zyrtarë të lartë. Këtu është fillimi i hetimit. Diçka tjetër që do dalë nga hetimi. Prokurorja e përgjithshme ka pasur akses në çështje, kjo tregon veprimet që janë bërë”, tha Karanxha për “Abc News”.

bamir topi spak 21 janari ish prokurori

Lini një Përgjigje