Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar përplasjet e kryeministrit Edi Rama me gjyqtarët për rastin e pezullimit të numrit dy të qeverisë, Belinda Ballukut.
Sipas juristit përplasja mes gjyqtarëve dhe kryeministrit Rama është fakt pozitiv që gjyqsori nuk kontrrollohet nga politika.
'Në 35 vite janë shkarkuar gjyqtarë apo prokruror në vendimarrje politike nga Kuvendi dhe asnjëri gjatë qeverisjes Edi Rama, por para dhe në këtë konteskt ka të drejtë Edi Rama. Po kush është ndryshimi mes Ramës dhe Berishës. Berisha është njeriu që njeh dhe ka informacion për 100 për qind të gjyqtarëve me emër mbiemër dhe fis dhe kush e ka emëruar. Ndërkohë Rama njeh më shumë ndërtues dhe arkitekt sesa gjyqtarë dhe këtë jua jap me siguri të plotë. Pavarisht vjetërisë dhe jetëgjatësisë së tij në pushtet Rama ka mangësi si funskionon sistemi i drejtësisë dhe kjo është pjesa negative dhe pozitive fakti që si njeh dhe s'ka informacion është avantazh për pushtetin gjyqësor', tha ai.
Ditën e djeshme qëndrimi publik i Shoqatës së Gjyqtarëve nuk i pëlqeu kryeministrit, i cili u kundërpërgjigj me një reagim të posaçëm ndaj tyre.
Togat e zeza kërkuan që kreu i Qeverisë të ndalë mesazhet e tij mediatike sa i përket pezullimit nga GJKKO të zv/kryeministres Balluku, çështje të cilën Rama e ka dërguar në Kushtetuese.
"Mesazhet e përditshme krijojnë një klimë mosbesimi ndaj gjyqësorit, e cila më pas mund të përdoret si justifikim për ndërhyrje erozive ndaj pavarësisë së tij. Kjo pavarësi vihet në rrezik jo vetëm nga veprime konkrete që synojnë kufizimin e sferës së kompetencave të këtij pushteti, por edhe nga çdo akt ose deklaratë që perceptohet si kërcënim ose presion politik ndaj veprimtarisë gjyqësore.", tha Shoqata e Gjyqtarëve.
Kryeministrit nuk i pëlqen kur ia vendosin kufirin, prandaj ai e kundërshtoi publikisht kritikën që i vinte nga Shoqata e Gjyqtarëve, duke mohuar se ndërhyrjet e tij përbënin presion ndaj trupës kushtetuese.
"Ose nuk e dinë kuptimin e fjalës presion, ose e dinë që kur ankohen për mua, nuk u hyn gjemb në këmbë, sepse unë jam ai që kam 10 vjet që nuk luftoj me ta, madje duke i përtypur në heshtje jo pak ‘lajthitje’ të dhimbshme të gjyqësorit. Mirëpo gabon shumë Shoqata e Gjyqtarëve nëse pret që unë të mbyll gojën e të mos ndaj me publikun opinionin tim, as edhe kur jam vetë palë në një gjyq kushtetues, për shkak se funksioni që mbuloj është goditur në pavarësinë e vet nga një prokuror e një gjykatës dhe rrezikon të gjymtohet për sot e për të ardhmen në shtyllën e vet kurrizore.", tha Rama.
Lini një Përgjigje