TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Nëntor 2023, 17:30

Auron Tare jep alarmin: Territoret e Butrintit janë hequr nga zonat e mbrojtura, po jepen për ndërtime

Shkruar nga Pamfleti

Auron Tare jep alarmin: Territoret e Butrintit janë hequr nga zonat e

Ish-drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit dhe njëkohësisht arkeologu Auron Tare foli për vendimin që do të jepet nesër nga Gjykata Kushtetuese.

Tare ngriti shqetësimin duke thënë se dhënia e Butrintit me koncesion një Fondi të huaj, përbën rrezik për kulturën dhe identitetin kombëtar.

Mes të tjerash ai tha se territoret e Parkut Kombëtar të Butrintit janë hequr nga zonat e mbrojtura dhe po jepen leje për ndërtime.

“Ka gati tre vite që është e pranishme në media e publik kjo çështje. Nesër është vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese. Dhënia e Butrintit me koncesion një Fondi të huaj është një vendim i paprecedentë. Nuk ka ndodhur që një trashëgimi e UNESCO-s t’i jepet në menaxhim një subjekti të huaj. Territoret e Parkut Kombëtar të Butrintit janë hequr nga zonat e mbrojtura dhe po jepen leje për ndërtime.

Përtej sarkazmës, në Shqipëri ka njerëz ka njerëz me ndershmëri që kuptojnë se ky veprim është i rrezikshëm. Unë jam optimist dhe mendoj se gjykata do japë vendimin e duhur”, u shpreh Auron Tare në “News 24”.

Lini një Përgjigje