TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Nëntor 2023, 14:34

Zyrtarë të lartë amerikanë vizitë në Tiranë, takim me Ramën

Shkruar nga Pamfleti

Zyrtarë të lartë amerikanë vizitë në Tiranë,

Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një njoftimi në rrjetet sociale thotë se në Shqipëri kanë mbërritur për një vizitë zyrtare Suzy George, Shefe e Kabinetit të Departamentit të Shtetit të SHBA, e shoqëruar nga Rena Bitter, Ndihmëse Sekretare e Shtetit për Çështjet Konsullore, Mara Tekach, Koordinatore mbi Përpjekjet për Zhvendosjen e Afganëve) dhe Daniel Forbes, Shef i Kabinetit të CARE,

Gjatë vizitës së tyre, delegacioni do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zyrtarë qeveritarë, specialistë nga sektorë të ndryshëm si dhe do të vizitojnë afganët e evakuuar në Shëngjin.

“Vizita e nivelit të lartë konfirmon marrëdhënien e afërt strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe nënvizon përkushtimin ndaj forcimit të marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona”, deklaron Ambasada e SHBA-së.

 

ambasada e shba-së në tiranë

Lini një Përgjigje