Teksa fushata ka nisur dhe jemi në prag të zgjedhjeve vendore, kandidatët për kryetarë bashkie po “luajnë çdo gur” në mënyrë që të dalin triumfues më 14 Maj.
E një ndër emrat më të spikatur për këtë “luftë votash” është padyshim, kryetari aktual i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Ai po mbështetet nga një sërë artistësh shqiptarë të cilët kanë publikuar video-mesazhe ku tregojnë hapur mbështetjen ndaj tij.
Për këto video të publikuara nga “artistët famozë”, ka reaguar së fundmi gazetari Artan Hoxha.
Në një postim në rrjete sociale, Hoxha me tone ironike shkruan se ka parë të gjithë ajkën artistike të kombit nga çdo cep i globit me videomesazhe për Veliajn.
Më tej, gazetari ngre pyetjen se përse nuk prononcohen edhe “Pleqtë e Krujës” si Rita Ora, Ermal Mamaqi, Rigels Rajku e artistë të tjerë.
“Pasi pashë gjithë ajkën artistike të kombit, që mbështeti nga çdo cep i globit, haptazi dhe qartazi me videomesazh, kryetarin e Bashkisë së Tiranës në detyrë Erion Veliaj dhe padiskutim tashmë fituesin e 14 majit, befas me lindi një dilemë e fundit!!!
Nga e superstari Rita Ora, gjiganti Ermal Mamaqi, i madhi Noizy, madje edhe lama e Kopshtit Zoologjik, e ardhur nga Amerika Latine janë në mbështetje të Lalit Erit, po këta kodoshët “Pleqtë e Krujës”, pse nuk prononcohen vallë???!!!
A thua mos na bëjnë ndonjë marifet dhe kalojnë në minutën e fundit me Belon???!!!
Le ta provojnë po të duan, vetëm nëse kanë ndërmend ta kalojnë pleqërinë, duke e parë kryeqytetin nga Sari Salltiku mbi malin e Krujës”, thekson gazetari Hoxha.
Lini një Përgjigje