Një incident ka ndodhur këtë të premte në shkollën 9-vjeçare "Papa Kristo Negovani" në qytetin e Ersekës, por fatmirësisht pa të lënduar.
Pjesa e suvasë bashkë me materialin termoizolues në pjesën e pasme të shkollës janë shembur. Shkak i incidentit është bërë era e fortë duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Në momentin kur janë shkëputur materialet në pjesën e pasme të shkollës, nuk ka pasur asnjë nxënës.
Kjo nxjerr në pah dhe një herë cilësinë e ndërtimi të shkollave në vend, pasi mjafton një erë e lehtë dhe gjithçka bie në tokë.
Lini një Përgjigje