TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Maj 2023, 10:13

Konfiskimet e ndërtesave me VKM, Kushtetuesja shqyrton sot padinë e PD

Shkruar nga Pamfleti
Konfiskimet e ndërtesave me VKM, Kushtetuesja shqyrton sot padinë e PD
Gjykatën Kushtetuese

Këtë të martë do mbahet seanca e tretë në Gjykatën Kushtetuese për konfiskimin e ndërtesave me vendim të Këshillit të Ministrave. Bëhet me dije se seanca do të nisë në orën 10:00.

Ndërkohë që më herët çështja është shtyrë nga anëtarët e Kushtetueses për çështjen e firmave të dy deputetëve të cilët sot nuk janë me deputete, pasi kanë dhënë dorëheqjen, ndërsa firmat u zëvendësuan me tre firma të tjera.

Kujtojmë se në seancën e datës 26 prill, Gjykata kërkoi shtyrën e seancës, pasi i kërkoi 28 deputetëve të autorizonin me firmë avokatin që do i përfaqësonte në seancë.

Deputeti Gazment Bardhi e cilësoi këtë një akt të paprecedente, pasi në historinë 32-vjeçare, ka mjaftuar për autorizim vetëm firma e Kryetarit të Grupit Parlamentar. 29 deputetet e PD kanë autorizuar avokatin Marash Logun për t’i përfaqësuar në seancën e sotme, si dhe Gazment Bardhin e Dhurata Çupin.

Bardhi tha se Gjykata merr vendime dhe është e presionuar nga kryeministri Edi Rama, pasi e njëjta trupë gjykuese ka nxjerrë standard të ri gjykimi për të zvarritur procesin.

“Shkaku që herën e parë u shty ishte absurd për të zvarritur procesin. Sot konstatuam që e njëjta trupë gjykuese ka vendosur një standard të ri gjykimi duke zvarritur dhe më tej procesin. Jemi përfaqësuar me të njëjtin autorizim, ka një shantazh të drejtpërdrejtë nga ana e kryeministrit, gjykata po bëhet vegël. Është anti-kushtuese, gjykata e shtyn me ditë të tjera me një vendim absurd. Sot gjeti një shkak tjetër për ta shtyrë, çështja duhet të ishte zhvilluar më herët. Është shtyrë qëllimisht, që ndërtuesit të rregullojnë lejet për katet pa leje. Përpara një jave kanë dhënë të njëjtën praktikë, është e njëjta trupë, nëse do ndryshonte do e kuptoja”, deklaroi ai.

 

konfiskimet e ndërtesave me vkm kushtetuesja

Lini një Përgjigje