TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Maj 2023, 07:20

Fushata për 14 Majin, Lorenc Vangjeli: Berisha-Meta nuk sjellin asgjë e re, janë bërë si Big Brother!

Shkruar nga Pamfleti
Fushata për 14 Majin, Lorenc Vangjeli: Berisha-Meta nuk sjellin asgjë
Lorenc Vangjeli

Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”  u shpreh se kjo fushatë ngjason me spektaklin “Big Brother”.

Duke iu referuar tre personazheve të spektaklit që kanë tre muaj brenda, ai tha se njëjta gjë është dhe me personazhet politikë (Rama-Berisha-Meta), të cilët shqiptarët kanë 30 vite që i shohin dhe nuk po shohin asgjë të re.

Kandidimin e Ramës në 61 bashki, Vangjeli e sheh si një strategji të kryeministrit për të mundur koalicionin e Ilir Metës dhe Sali Berishës.

"Kjo fushatë më shumë se të tjerat i ngjan atij spektaklit që po i vjen fundi, “BB” ku Luizi, Qetësoi e Kristi kanë 3 muaj atje që i shikojnë shqiptarët, ndërkohë në këtë fushatë nuk ka asgjë të re sepse këto të 3 personazhe kanë 30 vjet që i shikojmë. Fatet e tyre dhe raportet mes marrëdhënieve të tyre, fatet që ndryshojnë mes tyre...ai u mund nga Saliu fillimisht, pastaj nga ty e Saliu, pastaj me ty mundi Saliun dhe tani do t’iu mundi e ju të dyve. Ai po tenton të bëjë këtë gjë dhe po konkurron në 61 bashki, konkurron modelin e tij dhe në secilën prej tyre ai ka portretin e tij.", thotë Vangjeli.

big brother meta berisha

Lini një Përgjigje