TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Maj 2023, 10:33

Zhdukja e Sulovarit dhe Thodhorit, familjarët pas takimit me Rrumbullakun: Nuk na dha shumë shpjegime

Shkruar nga Pamfleti
Zhdukja e Sulovarit dhe Thodhorit, familjarët pas takimit me Rrumbullakun:

Familjarët e dy të zhdukurve nga Saranda, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovarit janë në protestë, por pa asnjë shpresë se dy 46 vjeçarët mund të jenë gjallë. Ata kërkojnë që të zbulohet nga drejtësia nëse nuk jetojnë më që familjet të qetësohen dhe të kenë ku të prehen të dashurit e tyre. Vëllai i njërit prej të zhdukurve u shpreh për mediat se kryepolici Muhamet Rrumbullaku nuk u ka dhënë shumë shpjegime. 

"Do fillojmë së shpejti tha ai. Nuk më dhanë shumë shpjegime, jemi në rrugë, po vazhdojnë hetimet. Nuk më dha shumë shpjegime, ia kemi lënë në dorë. Do rinisin kerkimet. Vëllai i madh jam unë. Tani do ta ndërpresim protestën se u sqaruam. Me datën 6 kam kontaktuar për herë të fundit, ishte shumë i qetë. Nuk kemi pasur probleme. Deri në këtë pikë, se të vogla kemi pasur. Nuk kemi dyshime se nuk kemi konflikte. I morëm të gjitha pajisjet. Leonardin e ka pasur të njohur ai, nuk ishin të ngushtë, nuk i thua do shok. Me 6 maj do jemi prapë këtu."-u shpreh ai.

Një tjetër familjar u shpreh se dyshimet janë tek prona që u shit dy herë. 

Kamerat sipas tyre nuk funksiononin, 7 ditë humbën kohën. Ata u kanë gjetur vendin. Kjo histori mori përmasa ditën e 10 dhe 12. Nëse shteti ka dashamirësi ta bëjë thjesht, të paktën të flasin privatisht të qetësojnë familjet. Shanset janë zero. Dyshimet janë tek prona që u shit dy herë, mund të jetë nxitje nga njerëz të dytë apo të tretë. Kanë thënë hiqeni qafe se me një person të tillë s’merreni dot.”- tha një prej të afërmve.

zhdukja e sulovarit dhe thodhorit

Lini një Përgjigje