
Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me kërcënimet e prokurorëve nga grupi i vrasësve me pagesë të Laert Haxhiut.
I ftuar në "Të Paekspozuarit", Hoxha deklaroi se ka ka patur plot raste kërcënimesh ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërsa tha se më shumë janë të mbrojtur nga emri i tyre referuar faktit që janë prokurorë sesa nga badigardët me të cilët shoqërohen.
Ai shtoi me tej se prokurorër 'goditën' pasi kriminelët nuk mund t'i blejnë.
"Prokurorët nuk i mbron badigardi, por ajo aureola. Ka patur plot raste kërcënimesh ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Ka patur në Fier edhe rast që gjyqtarja është mbajtur prej këmbësh. Në grupe të tjera, kemi parë që gjyqtarë dhe prokurorë janë korruptuar, ndërsa në rastin konkret është parë opsioni për t’i goditur sepse nuk janë blerë.
Kjo ka qenë në suazën e gjërave të dyshuara, tani kemi një nga vrasësit me pagesë që kanë filluar të flasin. Uroj të na nxjerrin edhe vrasjen e Skerdilajd Konomit.", tha Hoxha.
Lini një Përgjigje