TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2024, 08:07

Arrestimi i Metës, Spartak Ngjela: Provat për ish-presidentin janë sekrete!

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Metës, Spartak Ngjela: Provat për ish-presidentin

Avokati Spartak Ngjela thotë se politika shqiptare nuk mund të ndikojë në SPAK, pasi ky institucion drejtohet nga ndërkombëtarët.

I ftuar në Dritare TV, Ngjela foli për arrestimin e Ilir Metës, teksa tha se provat për prangosjen e tij janë sekrete.

“SPAK është institucion juridik për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe mbështetet nga ekspertë ndërkombëtarë. Deri tani provat për Ilir Metën janë sekrete, do të flasim më gjatë kur provat të bëhen publike.

SPAK ka filluar arrestimet për korrupsion në nivelet e larta dhe kjo është e rëndësishme. Çdo institucion mund të bëjë gabime, ndaj ekziston gjykata. Atje do të ballafaqohen provat. Deri tani dimë vetëm akuzat.

Unë e di që Rama nuk mund të ndikojë në SPAK sepse aty janë ekspertët e huaj. Janë ata që informojnë SPAK. SPAK-u e ka thënë sekretari i shtetit Antoni Blinken që e drejton SHBA. Blinken ka thënë që do ta zhdukin korrupsionin në Shqipëri. Nuk është e thjeshtë se janë 20 vite të zhytur në korrupsion”, u shpreh Ngjela.

spak spartak ngjela rama

Lini një Përgjigje