TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2024, 07:46

Arrestimi i Metës, Prençi: Nuk u zbatuan parimet e policimit demokratik!

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Metës, Prençi: Nuk u zbatuan parimet e policimit

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit Shemshi Prençi ka komentuar arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.

Ai tha se SPAK mund ta zgjidhte shumë lehtë arrestimin  e Metës duke e thirrur në godinën e Prokurorisë.

Prençi u shpreh se askush nuk mund të thotë që janë zbatuar 12 apo 14 parimet e policimit demokratik, në arrestimin e tij.

"Pa marrë parasysh se çfarë ka gjykuar SPAK-u, se mund ta zgjidhte shumë lehtë arrestimin e zotit Meta, duke e thirrur në SPAK, duke e marrë të pandehur dhe duke e prangosur me patrullën e policisë.

Askush nuk mund të më thotë që është zbatuar një nga 12 apo 14 parimet e policimit demokratik, në rastin e operacionit për arrestimin e ish-Presidentit të Republikës", tha Prençi. 

Lini një Përgjigje