TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Mars 2024, 19:33

Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!

Analisti Ergys Mërtiri ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth arrestimit të kryebashkiakut në detyrë të Himarës. Jorgo Goro u arrestua me kërkesë të SPAK ditën e shtunë, ndërsa mbi të rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve.

Mërtiri tha se ky veprim nga ana e prokurorisë së Posaçme tregoi edhe njëherë se SPAK nuk ka komplekse, ai solli në vëmendje se Goro është arrestuar pas një kallëzimi të bërë nga kryebashkiaku i zgjedhur, por ende i pabetuar i Himarës, Fredi Beleri, i cili gjithashtu është i arrestuar me kërkesë nga SPAK pasi akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Tregon atë që të paktën unë e kam theksuar që është tregues i rëndësishëm i asaj që po bën drejtësia e re. Për mua SPAK po tregon që nuk ka komplekse të hetojë edhe njerëzit e Ramës dhe kundërshtarët e Ramës.

Në të njëjtën kohë po dënon Belerin, i cili ishte kundërshtari i Ramës, për të cilin policia ka çuar disa prova, nuk e di SPAK-u e vendos nëse merren parasysh ato prova. Por nga ana tjetër SPAK po godet edhe personin e denoncuar nga Beleri, i cili tha se gjithçka është bërë për të mbrojtur interesat që ka Edi Rama për Himarën, për të shitur dhe blerë Himarën e për tu pasuruar në kurriz të saj”, tha Ergys Mërtiri.

Lini një Përgjigje