TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Tetor 2024, 21:22

Arrestimi i Ilir Metës, Klodiana Lala zbulon arsyen përse efektivët e nxorën me dhunë nga makina!

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Ilir Metës, Klodiana Lala zbulon arsyen përse

Gazetarja Klodiana Lala duke komentuar arrestimin e sotëm të Ilir Metës tha se pamje të tilla mund të ishin shmangur.

Në një intervistë për emisionin “Të Pakespozuarit”, Lala tha se shkak për nxjerrjen e dhunshme nga makina të ish-presidentit është bërë ofendimi, fyerjet dhe mosbindja ndaj efektivëve.

Arrestimin e ka kryer Forca e Posacme operacionale pranë Policisë së Shtetit. Nga informacionet që ka patur, ka kontradiktë në deklaratën e policisë, Meta është arrestuar në 13:04. Agjentët e BKH kanë marrë pjesë ne kontrolle por jo në arrestim. Mund të kurseheshin pamje të tilla, mund të shmangen. Policia pretendon se Meta ka fyer dhe ofenduar punonjësit, ndërsa Meta ka ngritur pretendime se ata kanë kryer akte të dhunshme. Megjithatë drejtuesit e policisë së shtetit thonë se kanë zbatuar procedurat standarte. Kjo shfaqje e panevojshme po tërheq shumë më tepër vëmendjen se dyshimet për veprat penale”, tha Lala.

Lini një Përgjigje