
Gazetari Artan Hoxha, ka kritikuar krerët e shtetit për faktin se pse nuk po reagojnë për arrestimin e dy shqiptarëve, të moshës 63 dhe 67 vjeç në Greqi, të cilët akuzohen për spiunazh.
Me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, Hoxha shprehet se si kryeministri ashtu dhe Presidenti, e ministrja e jashtme duket se nuk kanë kërkuar asnjë informacion për arrestimin e tyre.
Ai shtoi se shteti shqiptarë duhet të kishte vënë në lëvizje ambasadën në Greqi për të marrë informacion për dy shtetasit shqiptarë, ashtu siç bëjnë grekët apo serbët kur arrestohet një shtetas i tyre.
“Tani qe u liruan 3 policet e Kosovës nga Serbia, për këta 2 shqiptaret e arrestuar nga ushtria greke do interesohet njeri??!!
Lirimin e tre policeve te Republikës se Kosovës nga burgimi i tyre ne Serbi, e përshëndeti kryeministri Edi Rama, presidenti Bajram Begaj dhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë…
Mire, shume mire, bene kokat e shtetit tone, qe përshëndeten lirimin e tre policeve te pafajshëm te Kosovës…
Por a i ka njoftuar kush, baballarët e kombit, qofte dhe ambasada e Shqipërisë ne Athine, se dy shtetas shqiptare, janë arrestuar ne afërsi te bazës detare te ushtrisë greke ne Salamis, te akuzuar për spiunazh?!
Zoti kryeministër Edi Rama, zoti president i Republikës Bajram Begaj, zonja ministre e jashtme Olta Xhaçka, a nuk duhet te vinit ne lëvizje ambasadën e Shqipërisë ne Athine, për te sqaruar, se çfarë ka ndodhur me te vërtetë me dy shtetasit shqiptare, te cilët janë arrestuar nga ushtria greke?!
Cili është identiteti i këtyre shqiptareve?!
Pse janë arrestuar ata?!
A janë përfshirë vërtetë ne veprimtari spiunazhi, kundër ushtrisë greke dhe për llogari te kujt shteti po spiunonin?!
Nëse nuk e keni bere deri tani, duhet ta bëni nga ky moment e tutje.
Çdo shqiptare qe arrestohet, qofte ky ne kufirin me Serbinë, apo ne afërsi te një baze detare te Ushtrisë Greke, gëzon gjithë te drejtën te mbrohet nga shteti i vete dhe te mos ndëshkohet padrejtësisht vetëm për faktin qe është shqiptar…”, shkruan Hoxha.
Lini një Përgjigje