TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Dhjetor 2023, 22:33

Argita kryetarja e re e PD? Daci: Nëse s’do të ishte vajza e Berishës, po! Non grata e penalizon!

Shkruar nga Pamfleti

Argita kryetarja e re e PD? Daci: Nëse s’do të ishte vajza e

Juristi Jordan Daci është shprehur se Argita mund të ishte njeriu i duhur për të drejtuar PD-në, nëse nuk do të ishte vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Komentet Daci i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se duke qenë se është vajza e ish-kryeministrit Berisha, zgjedhja e saj në krye të PD mund të paragjykohet.

Ai shtoi se edhe fakti që familja Berisha janë të shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania, e penalizon Argitën nëse do të merrte drejtimin e PD.

Nëse s’do ishte e bija e Berishës do ishte njeriu perfekt, ka një formim shumë herë më të madh se një pjesë e madhe, por duke qenë se është e bija e Berishës, padyshim që këtu çdo njeri edhe pa të drejtë, edhe me të drejtë, ka të drejtë që ta paragjykojë përfshirjen duke e lidhur me mungesë demokracie brenda partisë etj.

Por prononcimi që bëri Berisha, ishte që nuk ia liroj vendin se jam unë. Megjithatë edhe e folura e saj në Kuvend nuk mund të ishte një rastësi, besoj se pati disa mesazhe brenda. Çështja e non gratave është një pengesë për këdo, pasi dy partnerët kryesorë të Shqipërisë, SHBA dhe Britania, i kanë konsideruar non grata”, është shprehur Daci.

pd daci argita

Lini një Përgjigje