TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Dhjetor 2023, 22:08

Kuvendi Kombëtar i ‘Rithemelimit’, Iljazaj: Berisha po i dorëzon Argitës partinë!

Shkruar nga Pamfleti

Kuvendi Kombëtar i ‘Rithemelimit’, Iljazaj: Berisha po i

Analisti Ervis Iljazaj është shprehur se nëse Argita do të jetë kryetarja e re e “Rithemelimit”, kjo nuk do të thotë se Sali Berisha po i lë asaj Shqipërinë, por partinë e tij.

Në emisionin “Now” në ‘Euronews Albania’, ku komentoi fjalimin e Argitës në Kuvendin Kombëtar të “Rithemelimit” dhe thashethemet se ajo mund të jetë pasardhëse e Berishës, Iljazaj tha se do të jenë shqiptarët ata që do ta votojnë ose jo Argitën.

Ai e quajti Kuvendin Kombëtar të Berishës një projekt personal të fituar për të mbajtur drejtimin e një force politike private.

Për të dalë te Malltezi, unë e shoh si një zgjidhje nëse do ndodhi. Sali Berisha nuk po i jep Shqipërinë Argitës, po i jep atë forcën politike të tij, pastaj janë shqiptarët që vendosin do e votojnë apo jo.

Besoj se Berisha është vonë për këtë zgjedhje nëse do ta bëjë, pasi mund ta bënte që në 2013-ën. E shoh nga këndvështrimi i Berishës, kur thashë që ai e ka arritur objektivin politik, nuk thashë për Shqipërinë, por të interesave të tij. Prandaj thashë që ky është një projekt personal i fituar, por a është projekt për të djathtët? Jo nuk është”, u shpreh Iljazaj.

iljazaj rithemelimi

Lini një Përgjigje