
Greqia vijon të kërcënojë për rastin e Fredi Belerit. Nënkryetari i Komisionit Europian, Margaritis Schinas ka deklaruar se ata do të bëjnë gjithçka për bllokimin e integrimit të Shqipërisë.
“Asnjë kapitull i vetëm pranimi nuk do të hapet me Shqipërinë nëse çështja e Belerit nuk zgjidhet”, thotë Schinas.
Nënkryetari i KE-së vuri në dukje se deri më tani janë vënë 74 veto nga Greqia për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Mendoj se miqtë tanë në Tiranë e nënvlerësuan dimensionin europian të kësaj çështjeje. Shqiptarët janë ngatërruar shumë keq me këtë çështje dhe nuk do të dalin prej saj nëse nuk e zgjidhin", shtoi ai.
Fredi Beleri qëndron prej 7 muajsh në qeli nën akuzën për blerjen e votave. Sot seanca ndaj tij u shty sërish për javën që vjen.
Lini një Përgjigje