TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Dhjetor 2023, 22:28

Demokratët u mërzitën, Iljazaj: Fjalimi i Argita Malltezit ishte një testim për opinionin publik

Shkruar nga Pamfleti

Demokratët u mërzitën, Iljazaj: Fjalimi i Argita Malltezit ishte

“Fjalimi i Argita Malltezit ishte një testim për opinionin publik”, kështu e cilësoi gazetari Ervis Iljazaj, fjalimin e vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuvendin Kombëtar të “Rithemelimit”.

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, Iljazaj tha se ky ishte një testim, por që mërziti shumë anëtarë të Partisë Demokratike, të cilët sipas tij kishin shpresuar të pasonin partinë pas Berishës.

Ishte testim. E para unë kam parë shumë njerëz të mërzitur nga krahu i opozitës, se shumë aty pretendonin se e kanë përdorur zotin Berisha gjithë këto kohë dhe ai do të largohej dhe ai do të trashëgonte elektoratin e zotit Berisha.

Me daljen në dritë të zonjës Malltezi janë mërzitur dhe janë shuar pak ëndrrat për elektoratin e zotit Berisha. Të gjithë pretendonin se e përdorën Berishën këto dy vite për të larguar Bashën dhe më pas do merrnin partinë, por ose e kanë njohur pak zotin Berisha, ose nuk e njohin politikën fare. Le ta gjykojë vetë populli shqiptar”, tha Ervis Iljazaj.

Lini një Përgjigje