TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Dhjetor 2023, 07:23

Analisti: Berisha në burg nuk është fundi i botës, Berluskoni bëri 32 gjyqe

Shkruar nga Pamfleti
Analisti: Berisha në burg nuk është fundi i botës,
Sali Berisha

Politologu Alban Daci tha në një intervistë për Euronews Albania se procesi ndaj Sali Berishës po përcillet si një traumë sociale, në një kohë që duhet të jetë vetëm kulturë juridike në një shtet demokratik.

Ai solli në vëmendje rastin e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusoni, i cili siç tha ka pasur 32 procese gjyqësore, por në asnjë rast nuk mobilizoi mbështetësit e tij për ta përdorur politikisht.

“Ishte krijuar koncepti që ky person përveç është ideal, është sikur faraonin ta çonin para një gjykate dhe po e konsiderojnë si një traumë sociale. Ndërkohë që mund të konsiderohet si diçka shumë normale. 

Berlusconi ka pasur 32 procese dhe ka bërë edhe punë të detyrueshme dhe në asnjë lloj rasti nuk ka mobilizuar masat, mbështetësit, Forca Italian për ta bërë një çështje politike një gjë të tillë. Ndërsa ne kemi vetëm një rast, që ndoshta mund të dalë, edhe i pafajshëm dhe po e konsiderojmë si fundin e botës”, tha Daci.

Gjykata Kushtetuese refuzoi të shqyrtojë kërkesën e 30 deputetëve për pezullim të masave duke vlerësuar se nuk janë subjekt i konfliktit të kompetencave mes Kuvendit e SPAK. Në këto kushte,– thotë Kushtetuesja – padia mund të ishte bërë nga Kuvendi apo vetë Berisha si palë, pasi të ankimojë masat në të trija shkallët e gjyqësorit.

 

sali berisha spak

Lini një Përgjigje