
Gazetari Elton Qyno ka treguar se çfarë iu komunikua gjatë marrjes së tij në pyetje nga SPAK.
Ai u shpreh se në SPAK ndryshoi logjika dhe mënyra se si u trajtua pasi është thirrur në mënyrë miqësore, por më pas është zënë në pabesi.
Qyno theksoi se u akuza se nxori detaje nga dosja e Nuredin Dumanit.
“Unë kam dhënë një informacion të vërtetë. Gazetari është për të thënë të vërtetën. Unë kam publikuar informacion dhe jo dokumente apo shkresa. Unë si gazetar nëpërmjet burimeve që ndërton arrin të marrë këto informacione. Publiku shqetësohet se Elton Qyno ka dokumente që ka edhe SPAK. Nuk mund të ketë Elton Qyno dokumente që s’i ka SPAK sepse i bie që të jem mbi palët. SPAK më ka thirrur me mirëbesim dhe më pas ka ndryshuar të gjithë logjikën dhe mënyrën se si jam trajtuar.
SPAK në këtë zallamahi dhe raportimesh të çuditshme, nuk ka pasur një rast të marrë një person që shpif apo t’i hyjë në shtëpi apo t’i bëjë një kontroll. Unë jam një gazetar që kam mbuluar faktet dhe ngjarjet kriminale në Shqipëri. Dhe duke pasur një informacion të madh, kam burime të miat. Informacionet konfidenciale sigurohen në rrugë që pak gazetarë e dinë se si funksionon. Unë jam thirrur për herë të 12-të, por fakti kur thyhet çdolloj precedenti, mua më kanë hyrë në shtëpi në makinë duke më kontrolluar automjeti pa kontroll gjykate. U thirra në mënyrë miqësore, por ngela në çark sepse në SPAK jam zënë në pabesi. Juridiksioni që unë kisha nxjerrë të dhëna sensitive për çështje që SPAK ka ende nën hetim”, tha gazetari për “Abc News”.
Lini një Përgjigje