TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Dhjetor 2023, 13:24

AMP ultimatum drejtuesve të policisë: Deklaroni kush ka përdorur Sky ECC

Shkruar nga Pamfleti

AMP ultimatum drejtuesve të policisë: Deklaroni kush ka përdorur

AMP iu ka dhënë ultimatum drejtuesve të policisë të deklarojnë nëse e kanë përdorur aplikacionin Sky ECC.

Kjo kërkesë është bërë pas zhvillimeve të fundit ku pas hetimeve të SPAK ka rezultuar se funksionarë të policisë kanë qenë përdorues të këtyre aplikacioneve.

Nga zbërthimi i aplikacionit ‘SKY’ janë arrestuar disa zyrtarë. Dy prej tyre janë Dedan Gjoni, Oltion Bistri.

Agjencia e Mbikëqyrjes policore e drejtuar tashmë nga Florjan Sulejmani pas dorëheqjes së Ardi Veliut ka përgatitur draftin për ndryshimet e nevojshme ligjore.

amp polici sky ecc

Lini një Përgjigje