TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Dhjetor 2023, 10:59

Gara për 3 vende vakante në SPAK, zbulohet data kur do të merren në pyetje 8 kandiatët

Shkruar nga Pamfleti

Gara për 3 vende vakante në SPAK, zbulohet data kur do të merren

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vlerësuar tetë prokurorët kandidatë për tri vendet vakante në SPAK, duke vendosur edhe datën e intervistës së tyre.

Në mbledhjen e djeshme, tetë kandidatët u vlerësuan nga Këshilli me kualifikim të lartë dhe me nga 7 pikë në lidhje me 2 vlerësimet e fundit profesionale.

Këshilli vendosi datën 7 dhjetor, për intervistat me kandidatët duke filluar nga ora 9.00 ku procedura e prezantimit dhe pyetje- përgjigjeve do jetë jo më shumë se 30 minuta për çdo kandidat.

Pas prokurorit të Vlorës Albert Kuliçaj dhe Olsi Dados, në garë u regjistra kryeprokurori i Elbasanit Kreshnik Ajazi i cili pendoi Artan Tafanin, ushtarin e Laert Haxhiut.

Një tjetër drejtuese rrethesh që synon emërimin në SPAK është Anita Jella nga Durrësi. Emrat e tjerë që kanë shprehur interes deri tani janë prokurorët Pali Deçolli, Bledar Maksuti, Ndini Tavani dhe Sonila Muhametaj.

Kandidatët:

Gara për 3 vende vakante në SPAK, zbulohet data kur do të merren

klp zgjedhja e prokurorëve të spak

Lini një Përgjigje