TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Qershor 2025, 13:09

Altin Dumani zbulon si vepronin 4 grupet kriminale: Fokusi i tyre ishin drogërat sintetike, 'kokat' qëndronin në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Altin Dumani zbulon si vepronin 4 grupet kriminale: Fokusi i tyre ishin

Kreu i SPAK Altin Dumani ka treguar detaje nga operacioni i përbashkët me autoritetet finlandeze, çoi në goditjen e një grupi kriminal shqiptar të drogës në Finlandë.

Dumani tha se aktiviteti kriminal organizohej në Shqipëri. Ai theksoi se fokusi i këtij grupi, ishin drogërat sintetike, ndërsa shtoi se organizatorët preferonin të rrinin në Shqipëri, nga ku drejtonin grupin.

Sipas Dumanit, krerët e grupeve gërgonin njerëzit e tyre nga Shqipëria drejt Finlandës për të shitur lëndër narkotike.

“Aktiviteti shtrihet në vite, e dyta organizatorët, preferonin të rrinin në Shqipëri. Nga këtu organizonin të gjithë aktivitetin kriminal. Janë 54 persona të proceduar, shumica e tyre të dënuar në Finlandë. Në Finlandë, nuk janë vetëm shtetas shqiptarë, por finlandezë, edhe me shtetësi të tjera. Hera e parë që evidentojmë grup kriminal që merrej me trafikim të drogërave sintetike. Sasitë janë të mëdha. Kemi kapur edhe ekstazi. Të gjithë e dimë rrezikun që paraqet për shëndetin e konsumatorit këto drogëra sintetike. Ky grup kriminal kishte krijuar një rrjet të tyre në Finlandë. Herë pas here, dërgonin nga Shqipëria, përfaqësues të tyre dhe aty fillonin aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike. Bashkëpunimi ka qenë intensiv”, tha Dumani.

Lini një Përgjigje