SPAK, në bashkëpunim me autoritetet finlandeze, ka goditur një rrjet të madh kriminal që merrej me trafik ndërkombëtar droge dhe që drejtohej nga shqiptarë. Në një konferencë të përbashkët për mediat të mbajtur në Tiranë, SPAK dhe Prokuroria finlandeze dhanë detaje për operacionin e përbashkët, i cili është rezultat i një hetimi të nisur dy vite më parë.
Prokurori finlandez deklaroi se grupi kriminal shqiptar trafikonte drogë nga Holanda dhe Spanja drejt Finlandës. Gjatë aksioneve të zhvilluara në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar rreth 300 kg drogë, konkretisht 170 kg amfetaminë, 10 kg kokainë dhe 100 kg kanabis, ndërsa janë arrestuar 9 persona dhe 2 janë në kërkim.
Prokurori i SPAK, Alfred Shehu tha se janë lëshuar 11 masa sigurie, 9 prej të cilëve janë ekzekutuar në vendin tonë.
“Shkëmbimi informacionit nga autoritetet finlandeze ka qenë pa ndërprerje. Në përfundim të këtyre veprimeve, u arrit edhe përcaktimi i ditës së aksionit se kur do të bëhej goditja, në marrëveshje me përfaqësuesit e autoriteteve finlandeze. Nga ana e SPAK, gjatë majit është dërguar kërkesa për caktim mase sigurimi për 11 persona. Nga GJKKO. U vendos sot në dakordësi edhe të autoritetet finlandeze pasi në këtë aksion kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të policisë finlandeze. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë e mundur zbatimi i masës së sigurimit deri më tani i 9 personave. Po vazhdon puna për të bërë të mundur edhe arrestimin e dy personave të tjerë. Gjatë zbatimit të masave të sigurimit, është sekuestruar disa automjete, konkretisht 8, telefona celularë, dhe shumë dokumenteve, ku një pjesë konsiderohen me vlerë për hetimin pasi janë në gjuhën finlandeze dhe ka të dhëna me aktivitetin kriminal të personave. D të vazhdojmë edhe hetimin pasuror për personat e identifikuar.”, u shpreh Shehu.
Lini një Përgjigje